Botë

Autoritetet në Zvicër thonë se ka shumë pak gjasa që vaksina anti-COVID ka shkaktuar vdekjen e një 91-vjeçari

Descriptive Text

Autoriteti rregullator i barnave në Zvicër ka thënë se nuk ka parë ndonjë lidhje mes vdekjes së një 91-vjeçari në kantonin e Luzernit dhe vaksinës anti-Covid, duke shtuar se i moshuari vuante nga shumë sëmundje para se të vaksinohej, raporton Reuters.

“Qartësimi nga autoritetet shëndetësore kantonale dhe Swissmedic kanë përcaktuar, se si rezultat i një historie të gjatë të sëmundjeve, një lidhje mes vdekjes dhe vaksinës anti-COVID është shumë pak e mundur”, thuhet në deklaratë të rregullatorit.

Swissmedic ka thënë se në certifikatën e vdekjes do të listohen sëmundjet e kaluara si shkaktarë të natyrshëm të vdekjes së 91-vjeçarit.

Luzerni ka qenë i pari që ka nisur vaksinimin kundër COVID-19 në Zvicër javën e kaluar, ku vaksina e Pfizer/BioNTech është përdorur fillimisht për të moshuarit.

Zvicra ka marrë 107 mijë doza të kësaj vaksine deri më tash, dhe pritet të marrë nga 250 mijë në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Si Luzerni ashtu edhe Swissmedic nuk kanë njoftuar se pas sa ditëve pasi e ka marrë vaksinën ka vdekur 91-vjeçari. Po ashtu edhe gjinia e personit nuk është bërë e ditur. Në disa mediume në Zvicër raportohet se pacienti është vaksinuar më 24 dhjetor dhe ka vdekur më 29 dhjetor.