Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në samitin në Poloni

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë se samiti që është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Wroclaw, të Polonisë, do të zhvendoset në Varshavë, pas konfirmimit të pjesëmarrjes në samit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Samiti Iniciativa e Tre Detrave do të mbahet në datat 6-7 korrik, duke mbledhur së bashku udhëheqësit e 12 vendeve për bisedime rreth forcimit të rajonit përmes zhvillimit të lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore në territorin që kalon nga Deti Baltik në veri, deri në Adriatik në jug, si dhe Detit të Zi në lindje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar vizitën e presidentit Trump në Poloni dhe pjesëmarrjen në samit, para se ai t’i bashkohet samitit të G-20-tës në Hamburg.

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë sot gjatë ditës gjatë një vizite në Kroaci, se për "arsye logjistike dhe të sigurisë", samiti do të mbahet në kryeqytetin e Polonisë, në Varshavë.

Duda ka thënë se ky takim do të jetë një rast për udhëheqësit e rajonit, që të zhvillojnë bisedime me presidentin Trump.

Përveç Polonisë, Iniciativa e Tre Detrave, përfshin edhe vendet si Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Austrinë, Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë.