Botë

BE-ja synon të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNtech

Bashkimi Evropian do të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinën kundër COVID-19 të Pfizerit dhe BioNTech, duke e çuar totalin në 300 milionë doza, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën.

“Kemi vendosur të marrim një masë prej 100 milionë dozash nga vaksina BioNTech/Pfizer, e cila tashmë po përdoret për vaksinimin e njerëzve rreth Evropës”, ka shkruar ajo në Twitter, transmeton KOHA.

Ky plan vjen pasi disa vaksina kandidate të porositura nga BE-ja janë përballur me shtyrje të papritshme në provat klinike.

Në janar, BE-ja pritet të aprovojë edhe vaksinën e zhvilluar nga Moderna.