Botë

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Itali, mbi 2 milionë gjithsej

Për të katërtën ditë radhazi, Italia ka shënuar numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Me 19,037 raste të reja të premten, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2,028,354.

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka njoftuar edhe për 459 vdekje të tjera, raporton AP.

Rajoni i Venetos ka raportuar numrin ditor më të lartë me koronavirus, me mbi 5,000 të infektuar.