Botë

Japonia shënon pesë raste me variantin e ri të COVID-19

Pesë raste të variantit të ri të COVID-19 janë gjetur në Japoni.

Japonia deri më tash i kishte ikur numrit të lartë të të infektuarve në krahasim me vendet tjera, megjithatë tash rastet po rriten dukshëm, teksa numri ditor ka kaluar 3,000 për herë të parë këtë muaj.

Pesë të infektuarit me variantin e ri kanë ardhur nga Britania. Ata janë karantinuar, kanë raportuar mediat japoneze, transmeton The Guardian, ndërsa zyrtarët shëndetësorë po mundohet të gjurmojnë kontaktet e tyre.

Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga Britania.

Varianti i ri i koronavirusit ka vënë rregulla më strikte rreth botës. Disa vende, përfshirë Arabinë Saudite kanë mbyllur kufijtë përkohësisht.