Botë

14 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 14 persona si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 2354.

Janë regjistruar 627 raste pozitive nga testimi i 2510 mostrave.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 79.815. Në 24 orët e fundit janë shëruar 644 pacientë. Shifra e të shëruarve ka arritur në 56.743. Janë 20.718 raste aktive.