Botë

Franca mund ta nisë vaksinimin për COVID-19 në fund të dhjetorit

Franca mund ta nisë vaksinimin për COVID-19 me vaksinën e Pfizer/BioNTech në javën e fundit të dhjetorit, nëse autoritetet e Bashkimit Evropian e aprovojnë vaksinën javën e ardhshme, ka thënë kryeministri francez Jean Castex të mërkurën, raporton agjencia Reuters

Castex i ka thënë parlamentit se vaksinimi në Francë më pas do të intensifikohet në janar, ku së pari do të vaksinohen të moshuarit dhe grupet e cenueshme.

Franca ka bërë një porosi prej 200 milionë dozave të vaksinës.

Po shpresohet të vaksinohen rreth 1 milion persona në shtëpitë e kujdesit gjatë janarit dhe shkurtit, dhe më pas rreth 14-15 milionë persona në popullatën e gjerë nga marsi deri në qershor.