Botë

SHBA-ja pritet ta aprovojë edhe vaksinën e dytë për koronavirus

Vaksina e Modernas për koronavirus është e sigurt dhe ka efikasitet 94 për qind, kanë thënë rregullatorët, duke hapur rrugën për autorizim emergjent në SHBA.

Analiza e Adminstratës së SHBA-së për Ushqim dhe Barna (FDA) nënkupton se vaksina e Modernas mund të bëhet vaksina e dytë për koronavirus që lejohet për t’u përdorur në SHBA, shkruan BBC. 

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi amerikanët kanë nisur të vaksinohen me vaksinën e prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Në SHBA shifra e të vdekurve nga Covid-19 ka kaluar 300 mijëshin, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Të enjten do të mblidhet paneli për vaksina për të diskutuar për aprovimin emergjent.

Në një dokument 54 faqesh është thënë se nuk ka shqetësime specifike dhe efekte serioze anësore. Nëse aprovohet nga ekipi i ekspertëve më vonë këtë javë dhe nga shefi i vaksinave i FDA-së, atëherë transportimi mund të nisë brenda 24 orëve.