Botë

Gjermania planifikon shtrëngim masash për fundvit

Foto: Reuters

Gjermania po planifikon të mbyllë shumicën e dyqaneve nga e mërkura duke shtrënguar masat kundër përhapjes së koronavirusit, sipas një drafti propozimesh të Qeverisë, të para nga Reuters të dielën.

Siç shkruan agjencia prestigjioze, masat e reja do të hyjnë në fuqi më 16 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 10 janar.

Sipas këtyre masave, në Gjermani do t’u kërkohet punëtorëve të dyqaneve jo-esenciale që të punojnë nga shtëpia.

Po ashtu pritet që në masë të madhe shkollat të mbesin të mbyllura në këtë periudhë kohore.

Deri tash në Gjermani janë regjistruar 1.3 milionë raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 21900 persona.