Botë

19 vdekje të reja nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Descriptive Text

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 19 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 982 raste të reja të infektimit.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.805 persona dhe janë shëruar 556 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia Veriore ka regjistruar 73.025 të infektuar me COVID-19, 2096 të vdekur dhe 48.728 të shëruar.