Botë

Në Kroaci 53 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 49

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe 4.620 raste të reja pozitive, shkruan index.hr të enjten.

Sipas autoriteteve, numri i rasteve aktive është 24.851, kurse të hospitalizuar janë 2.754 pacientë.

296 pacientë janë në respiratorë. Që nga fillimi i pandemisë, në Kroaci janë shënuar 163.992 raste pozitive, kurse kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 2.420 persona.

Ndërkohë, Sllovenia ka raportuar të enjten për 1.849 raste të reja dhe 49 të vdekur.

Aktualisht, nëpër spitalet sllovene janë të shtrirë 1.258 pacientë me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend si pasojë e koronavirusit është rritur në 1.949, kurse i të prekurve në 91.922.