Botë

23 vdekje të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

23 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 1715 testime, kanë rezultuar pozitivë me 659 persona. Tutje, autoritetet njoftojnë se janë shëruar 774 pacientë, raporton KOHA.

Vendet më të prekura me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi e të tjera.