Botë

Arrestohen dy italianë, dyshohen se kryen sulme kibernetike ndaj Departamentit për siguri kibernetike

Arrestohen dy persona në Itali, dyshohet se kryen sulme kibernetike ndaj Departamentit për siguri kibernetike

Autoritetet italiane njoftojnë se janë arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë kryer sulme kibernetike. Fjala është për një menaxher dhe ish-punonjës të Leonardos, Departament i sigurisë kibernetike.

Sipas reuters, të dyshuarit thuhet se kishin hakuar informacione të ndjeshme në këtë Departament mes periudhës 2015-2107.

Prokurorët e Napolit kanë deklaruar se ish-punonjësi i Leonardos kishte përdorur një softuer të rrezikshëm duke i “infektuar” 94 kompjuterë.

“Informacionet ishin vjedhur për qëllime të paligjshme të cilat ende janë duke u hetuar”, ka thënë autoritetet e sigurisë.

Krerët e Departamentit për siguri kibernetike kanë thënë se ish-punonjësi i tyre është në arrest shtëpiak nën pretendimin e ndërhyrjes në prova lidhur me disa raste hetimore.