Botë

Rusia fillon vaksinimin për COVID-19

Descriptive Text

Rusia po fillon programin e vaksinimit për COVID-19, ku klinikat në Moskë po marrin fillimisht ata më në rrezik nga virusi.

Vaksina ruse Sputnik V e cila është regjistruar në gusht po përdoret, shkruan BBC.

Zhvilluesit thonë se është efektive 95 për qind dhe se nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por se prapë po testohet masivisht.

Mijëra njerëz janë regjistruar për ta marrë atë gjatë fundjavës.

Prodhuesit e saj presin që të prodhojnë dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Majori i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se vaksina po u ofrohet njerëzve që punojnë në shkolla, në shërbime shëndetësore dhe punëtorët social.

Ai ka bërë të ditur se lista do të zgjerohet sapo të shtohet numri i vaksinave.

Deri tash, Rusia ka regjistruar 2,382,012 raste me koronavirus dhe 41,730 të vdekur.