Vetëm 38% e votuesve britanikë kërkojnë qëndrimin e Theresa May në krye të ekzekutivit, ndërsa numri i zgjedhësve që ngrenë zërin për largimin e saj është më i madh, 49%.
Problemet, megjithatë, kryeministrja britanike nuk i ka vetëm me opinionin publik. Zërat kundër saj janë të fortë edhe brenda vetë Partisë Konservatore, transmeton TCH raportimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë aleat i ngushtë i sekretarit të Jashtëm, Boris Johnson, citohet nga shtypi vendas të pohojë se janë shtuar përpjekjet për vendosjen e tij në krye të qeverisë.
“Na duhet Borisi”, mësohet të ketë thënë ai. “Na duhet një njeri i Brexit-it, dikush që mund të flasë e të lidhet me njerëzit, ashtu siç bën Jeremy Corbyn, dikush që ta bëjë Britaninë të besojë sërish te vetja”.
Megjithatë, mbështetësit e Johnsonit tregohen të kujdesshëm të sqarojnë se ai nuk do të ndërmarrë asnjë veprim, për sa kohë May vazhdon të qëndrojë në “Downing Street”.
Por fakti që aleatët e tij janë vënë në lëvizje mund të konsiderohet destabilizues. Fjalët e një përpjekjeje lidershipi të Johnsonit nisën të qarkullojnë pas goditjes që May mori nga dorëheqja e dy këshilltarëve të “Downing Street”, të fajësuar për disfatën në zgjedhje, si dhe sondazhi i së dielës, i cili tregoi se gjysma e votuesve nuk e duan më në drejtimin e qeverisë.
May duket e vendosur të qeverisë, edhe pse e ka humbur shumicën parlamentare, por kjo nuk ka për të qenë e lehtë. Së pari ajo nuk ka më një mandat të fortë. Si koalicioni, ashtu edhe qeveria e pakicës që kërkon të krijojë me unionistët janë të pazakonta në Britaninë e Madhe.
Cameron e tentoi me liberaldemokratët në vitin 2010, ama rezultoi një dështim. May ka humbur ndërkohë mbështetje brenda vet partisë së saj, e për ekspertët, me “Brexit”-in ajo vetëm mund të humbasë.