Botë

Tre milionë raste me COVID-19 u raportuan që nga fillimi i nëntorit në SHBA

Foto: Reuters

Nëntori ende nuk ka mbaruar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur këtë muaj raste të reja me koronavirus më shumë se çdo muaj tjetër që nga fillimi i pandemisë.

Më shumë se 3 milionë raste janë raportuar mes datës 1 dhe 22 nëntor, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Testimi është rritur. Këtë javë numri i rasteve të me koronavirus është rritur për 25 për qind krahasuar me javën e kaluar.

“Nëse numri i rasteve pozitive është shumë i madh, kjo mund të ndikojë pasi janë duke u testuar vetëm pacientët e sëmurë dhe nuk është shumë e saktë se sa është duke u shpërndarë virusi në komunitet”, thotë Johns Hopkins.