Botë

Një person vdes në Australi pasi u sulmua nga një peshkaqen, viktima e tetë sivjet

Descriptive Text

Një person ka vdekur në Australi pasi është sulmuar nga një peshkaqen në një plazh të njohur. Personi u nxor i gjallë nga uji, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga peshkaqeni.

Departamenti i policisë për Australinë Perëndimore ka bërë të ditur se viktima ishte kafshuar rëndë nga peshkaqeni. Lloji i peshkaqenit ende nuk dihet. 55-vjeçari është viktima e tetë e peshkaqenëve në Australi për vitin 2020. Ky është numri më i lartë që prej vitit 1929, kur vdiqën nëntë persona.

Rasti i fundit ndodhi më 9 tetor kur një sërfist u mor nga peshkaqeni. Vendosja e rrjetave të hekurta në vitin 1930 nëpër plazhet e njohura australiane ka ulur numrin e sulmeve nga peshkaqenët. Plazhi Cable, i gjatë 22 kilometra, është mbyllur pas incidentit.