Botë

Në Serbi, 30 të vdekur e 6.254 raste të reja me COVID-19

Descriptive Text

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar të premten se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 30 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar 6.254 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 19.301 mostrave.

Të hospitalizuar janë n5.803 pacientë, kurse në respiratorë 192.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 1.140, kurse i të prekurve me COVID-19 në 110.351.

Deri më tash, në këtë vend janë kryer mbi 1.5 milionë mostra për koronavirus.