Botë

Ukraina regjistron rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Ukraina ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.357 raste të reja me koronavirus, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Maksym Stepanov, duke e thyer rekordin e javës së kaluar e që ishte 12.524 raste.

Ai tha që numri i vdekjeve gjithashtu është rritur në 257 nga rekordi i vjetër që ishte 256, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Numri total i rasteve me COVID-19 është rritur në 583.510 dhe i vdekjeve në 10.369.