Botë

Johnson rezulton negativ në testin për COVID-19, vazhdon izolimin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka rezultat negativ në testin për COVID-19. Ai ishte izoluar gjatë së dielës pas kontaktit me një person të infektuar, ndërsa pas testimit, është duke vazhduar të qëndrojë të izolim.

Ai gjatë së martës përmes një video-mesazhi në rrjetin social Twitter, kishte njoftuar se do të qëndrojë në karantinë për dy javë.

Johnson ishte infektuar me koronavirus në prill të këtij viti.