Botë

SHBA-ja vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksionit me koronavirus

Në SHBA janë regjistruar sërish më tepër se 100 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, dhe është dita e 12-të rresht që regjistrohen mbi 100 mijë raste të reja, raporton CNN.

Të premten ishte regjistruar shifër rekorde që nga fillimi i pandemisë, me 184.514 raste të reja.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, të shtunën në SHBA janë regjistruar 166.555 raste të reja dhe 1266 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë SHBA-ja ka raportuar më tepër se 10.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 245 mijë të vdekur.