Botë

Në Rusi 439 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit – rekord ditor

Në Rusi 439 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, raporton agjencia Reuters.

Autoritetet në Moskë kanë paralajmëruar kufizime shtesë nëse situata përkeqësohet.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se nuk pret të ulet numri i pacientëve në spitale së shpejti. Janë regjistruar gati 6000 të infektuar të rinj të enjten në Moskë, ndërsa shifra totale e pacientëve në spitale në kryeqendër të Rusisë është afro 12 mijë.

Në Rusi në total në 24 orët e fundit janë regjistruar 21.608 raste të reja me koronavirus.

Shifra totale e të infektuarve në Rusi ka arritur në 1.858.568, ndërsa e të vdekurve në 32.032.