Botë

30 të vdekur e 947 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të martën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar 947 raste të reja.

Ky është numri më i madh i të vdekurve në këtë vend brenda një 24-orëshi që kur ka nisur pandemia.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1186, kurse i të prekurve në 41.222.

Kryeqendra, Shkupi, vazhdon të jetë qyteti më i goditur. Në 24 orët e fundit, në këtë qytet janë shënuar 530 raste pozitive dhe gjashtë raste të vdekjeve.