Sulmuesit në Londër kishin planifikuar që sulmin ta kryenin me kamion 7.5 ton

Sulmuesit në Londër kishin planifikuar që sulmin ta kryenin me kamion 7.5 ton

10 qershor 2017 10:15

Policia britanike vazhdon të marr detaje për sulmin e kryer në London Bridge ku mbetën të vdekur tetë persona dhe dhjetëra të plagosur.

Gjatë ditës së sotme, autoritetet kanë bërë të ditur se 3 sulmuesit në Londër, fillimisht kishin planifikuar që sulmin ta kryenin me një kamion 7.5 ton por për të cilin nuk arritën të paguanin, kështu ata vendosën të merrnin një furgon të vogël me të cilin edhe kanë kryer sulmin, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Tre sulmuesit, Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba, janë vrarë nga policia pas sulmit që ata kanë kryer.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme