Botë

Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19

Irani ka regjistruar numrin më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi të dielën me 459, ka deklaruar ministria e Shëndetësisë.

Me shifrat e reja, numri ka shkuar në 38,291, derisa Irani është vendi më i goditur me të infektuar në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja pozitive është 9,236 në një total me 682,486.