Botë

Hungaria ashpërson masat për ta frenuar përhapjen e koronavirusit

Hungaria do të mbyllë baret dhe vendet e argëtimit e po ashtu do të vendosë orë policore për të parandaluar përhapjen e shpejt të koronavirusit, ka thënë kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, raporton agjencia Reuters.

Orban ka thënë se Qeveria do të vendosë një “urdhër special ligjor” nga mesnata dhe do t’i kërkojë parlamentit ta zgjatë atë për 90 ditë.

Gjatë valës së parë, Orban, kishte marrë fuqitë të veçanta, duke u përballur me akuza nga grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë opozitare.

Orban ka thënë sot se masat e reja janë për të siguruar që të mos mbushen spitalet deri në mesin e dhjetorit.