Botë

Reagimi i Papës për sulmin në Vjenë: Vetëm dashuria mund të heshtë urrejtjen

Descriptive Text

Papa Françesku ka bërë thirrje për një përgjigje jo të dhunshme ndaj sulmit terrorist që ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë.

Papa, në një postim në Twitter, ka thënë se po lutet për familjet e viktimave të këtij sulmi.

“Shpreh trishtimin e thellë për sulmin terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Vetëm dashuria mund të heshtë urrejtjen”, ka shkruar Papa Françesku në Twitter.

Ajo që dihet deri më tash, është se katër qytetarë janë vrarë në këtë sulm që ka ndodhur në disa lokacione të Vjenës si dhe njëri prej sulmuesve.