Botë

Australia me rekord pozitiv, nuk shënon asnjë rast të infektimit me COVID-19

Australia nuk ka shënuar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus gjatë së shtunës, për herë të parë pas afro pesë muajsh. Zyrtarët shëndetësore kanë deklaruar se regjistrimet e fundit u hapin rrugën lehtësimeve të reja të kufizimeve dhe distancës sociale.

Shteti i Viktorias, një vend me më së shumti raste të infektimeve dhe vdekjeve, ka shënuar zero infektime dhe asnjë vdekje për të dytën ditë radhazi. Edhe pjesa tjetër e Australisë sipas ministrit të Shëndetësisë, Greg Hunt, nuk ka shënuar ndonjë rast të ri.

“Faleminderit të gjithë punonjësve tanë të mahnitshëm të shëndetit dhe mbi të gjitha faleminderit gjithë njerëzve të Australisë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Një pjesë e madhe e votuesve të partisë Queensland, e cila është në pushtet, kanë lavdëruar mbajtjen e kufijve të mbyllur me shtetet e tjera.

Australia që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar rreth 27 mijë raste të infektimit me koronavirus, 907 vdekje dhe mbi 25 mijë të shëruar.