Botë

Më tepër se 90 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar hershëm

Më tepër se 90 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas të dhënave të së shtunës nga US Elections Project pranë Universitetit të Floridas, duke hapur rrugën për përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje për afro një shekull, raporton agjencia Reuters.

Ritëm rekord, rreth 65 për qind e totalit të votuesve të vitit 2016, reflekton për interesin e madh për të votuar, ku presidenti Donald Trump, si Republikan, përballet me Demokratin, Joe Biden, ish-zëvendëspresident.

Shifra të mëdha të njerëzve kanë votuar me email apo me kusht, si pasojë e ekspozimeve ndaj koronavirusit në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor.

Trump sipas sondazheve është prapa Bidenit. Administrata e Trumpit kritikohet për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë, si pasojë e së cilës kanë vdekur afro 229 mijë persona në SHBA.

Ekspertët kanë parashikuar se shifra e votuesëve do ta kalojë lehtësisht 138 milionë sa votuan në vitin 2016. Vetëm 47 milionë kishin votuar para ditës së zgjedhjeve katër vjet më parë.