Botë

OBSH: Evropa me mbi 10 milionë raste me COVID-19

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë ka thënë të enjten se shtetet evropiane sërish kanë regjistruar rekord javor të rasteve të konfirmuara me COVID-19, me më shumë se 1.5 milionë raste javën e kaluar dhe me më shumë se 10 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë një takimi me ministrat evropianë të shëndetësisë, Hans Kluge tha se është rritur numri i të hospitalizuarve dhe se numri i të vdekurve është rritur për më shumë se 30 për qind javën e fundit.

“Evropa është në epiqendër të pandemisë edhe një herë”, ka Kluge, derisa ka shprehur shqetësim serioz rreth gjendjes.

Teksa ka komentuar mbylljen e disa shteteve, ai ka thënë se kjo do tu ndihmojë atyre që të forcojnë sistemin shëndetësor.

Kluge ka thënë se shqetësimi më i madh i shteteve në këtë pikë duhet të jenë punëtorët shëndetësorë të tyre, raporton AP.

“Derisa në mars, faktorët kritikë të limituar ishin njësitë e kujdesit intenziv, ventilatorët dhe pajisjet personale mbrojtëse, sot çështja e vetme si shqetësim më i madhi është fuqia puëntore e shëndetit”, tha ai, duke shtuar se doktorët, infermierët dhe personel tjetër shëndetësor po dobësoheshin.