Botë

Trumpi përshkallëzon fushatën teksa Bideni zgjeron agjendën e udhëtimeve

Presidenti Donald Trump po planifikon të intensifikojë një agjendë udhëtimi të rrezikshme në javën e fundit të fushatës presidenciale, derisa ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Trumpi pritet të godasë në disa shtete në përpjekjen e tij të fundit për të rikthyer pikë nga demokrati Joe Biden, përfshirë udhëtimin e të dielën në Maine dhe të së martës në Nebraska. Të dyja shtetet mund të jenë kritike në rezultate të ngushta zgjedhore.

Ai do të mbajë 11 tubime në vetëm 48 orë.

Nga ana tjetër, edhe Bideni planifikon një agjendë udhëtimesh, duke u munduar të përfitojë në gjashtë shtete me fushata, disa prej të cilave mbahen në distancë e disa përmes internetit. Të martën, ai do të udhëtojë në Georgia, një shtet që nuk ka votuar për një kandidat demokrat për president në më shumë se një çerek shekulli.

Java e fundit e fushatës po përballet me shqetësime mbi krizën e shëndetit publik në SHBA. Trumpi kërkon që votuesit të përqendrohen në pothuajse gjithçka tjetër, derisa është i shqetësuar se do të humbasë nëse zgjedhjet bëhen referendum mbi menaxhimin e pandemisë nga ai. Bideni po punon të sigurojë këtë, duke e sulmuar Trumpin për menaxhimin e koronavirusit teksa veten po e prezanton si alternativë më stabile në trajtimin e COVID-19, raporton AP.