Botë

Italia shënon rekord rastesh me COVID-19, flitet për izolim të ri

19 mijë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se duhet pasur kufizime shtesë që të ndalohet përhapja e COVID-19, derisa të premtën, qytetarët në Napoli janë përleshur me policinë kundër orës policore, shkruan Reuters.

Kryeministri Guiseppe Conte ka bërë me dije se dëshiron ta shmangë një bllokim tjetër të vendit për shkak të pandemisë, ndërsa ka shtuar se disa rajone kanë vendosur për caktimin e masave të reja.