Botë

Edhe Gjermania shënoi rekord rastesh ditore me koronavirus – 11.287

Foto: Reuters

Rekordet nuk kanë të ndalur sa u përket prekurve me COVID-19.

Gjermania është shteti i radhës që ka regjistruar numrin më të madh të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë.

Ky vend, sot ka raportuar 11.287 raste me COVID në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i rasteve deri më tash ishte shënuar të shtunën, kur u regjistruan 7.830, njoftoi AP-ja.

Deri më tash, në Gjermani janë shënuar 391.355 raste, derisa si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 9.999 pacientë. Janë shëruar 302.100.

Në ditët e fundit, shumë shtete njoftuan për raste rekorde në baza ditore.