Botë

I riu në Francë i pagoi studentët për identifikimin e mësuesit që ia preu kokën

I riu i cili i preu kokën një mësuesi francez pasi shpjegoi karikaturat e profetit Muhamed në klasë para studentëve, ka paguar studentë për të identifikuar mësuesin para shkollës, ka thënë prokurori Jean-Francois Richad në një konferencë për media, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Richard gjithashtu ka konfirmuar kontaktin i cili ka qenë mes të riut dhe një prindi të nevrikosur, i cili ka bërë thirrje në rrjete sociale që mësuesi të pushohet nga puna.