Botë

Situata me COVID-19 në Belgjikë më e rëndë se gjatë valës së parë në pranverë

Foto: Reuters

Gjendja në shëndetësi në Belgjikë është më e keqe se në mars gjatë valës së parë të COVID-19, ndërsa rastet e të infektuarve rriten dhe shtohen numri i të shtruarve në spital, thonë zyrtarë.

“Situata është serioze. Është më keq se më 18 mars kur u vendos për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin RTL-Info.

Për të ngadalësuar valën e dytë të koronavirusit qeveria ka urdhëruar mbylljen e restoranteve dhe bareve në vend për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpia dhe kufizimi gjatë natës do të fillojë të praktikohet që nga mesnata e të hënës, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i pacientëve të shtrirë në kujdes intenziv do të kalojë mbi 500 këtë javë.