Botë

Polonia regjistron rekord rastesh me koronavirus

Polonia raportoi të mërkurën 6.526 raste të reja me koronavirus.

Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5.300 rastesh të reja.

Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43.800 mostrave.

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit - 116 - po ashtu theu rekordin e mëparshëm prej 76 viktimash, i regjistruar javën e kaluar.

Polonia ka konfirmuar në total 141.804 raste me koronavirus dhe 3.217 viktima, prejse ka nisur pandemia në muajin mars.

Numri i rasteve të reja tani është dhjetë herë më i lartë seç ka qenë në pranverë.

Për rrjedhojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese nga fundjava e kaluar.

Qytetarët obligohen të mbajnë maska gjatë kohës së janë jashtë në publik.

Restorantet dhe baret, me vendimin e ri, duhet të mbyllen në orën 22:00. \ Rel