Botë

Portugalia shënon rritje të rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Portugalia ka raportuar 1 mijë e 646 raste të reja të koronavirusit gjatë së shtunës. Sipas autoriteteve shëndetësore, këto shifra janë më të lartat që nga fillimi i pandemisë.

Portugalia, nga 10 milionë banorë sa ka, në total ka 85 mijë e 574 të prekur me COVID-19 dhe 2 mijë e 67 vdekje. Në fillimet e pandemisë, Portugalia, që drejtohet nga kryeministri António Costa, ishte lavdëruar për menaxhim të mirë ndërsa gjatë kohës, i janë rritur rastet, shkruan Reuters.

Një nga masat që do të jetë aktive deri më 14 tetor është kufizimi i tubimeve mbi 10 persona dhe orari për hapjen e marketeve.