Qeveria spanjolle ka futur në fuqi gjendjen emergjente për 15 ditë për të ulur shkallën e infektimeve në kryeqytet, një javë pasi u kundërshtua mbyllja e pjesshme.
Madridi dhe nëntë qytetet përreth do të përballen me masat e reja kufizuese, raporton BBC.
Zyrtarë të qytetit thanë se rastet me COVID-19 po shënonin rënie dhe se gjendja emergjente nuk ishte e nevojshme.
Ministri i Shëndetësisë, Enrique Ruiz Escudero, insistoi se masat që ishin në fuqi kanë qenë të mjaftueshme, transmeton KOHA.
Të premten e kaluar, të gjitha lëvizjet e panevojshme brenda dhe jashtë Madridit janë ndaluar, çka do të thoshte se vetëm lëvizjet për shkollë, punë apo aktivitete të obligueshme janë të lejueshme.
-
9 tetor 2020 14:58
-
Shpërndaje në: