Botë

Gazetari i NY Times: Trumpi pyeste “a do të vdes nga koronavirusi”

Gazetari i gazetës së njohur amerikane New York Times, Gabriel Sherman, ka deklaruar se gjendja e Presidentit Donald Trump, ishte e përkeqësuar dukshëm mbrëmjen e së premtes.

Ai shkroi në rrjetin social Twitter, se Trumpi para se të dërgohej në spitalin ushtarak Ëalter Reed, vazhdimisht pyeste se a do të përfundojë si miku i tij, Stan Chera, i cili kishtë vdekur në prill nga koronavirusi, transmeton KOHA.

“Bisedat me republikanët afër Shtëpisë së Bardhë tregojnë se gjendja e Trump ishte më e rëndë sesa thonin nga Shtëpia e Bardhë. Para se të dërgohej në Ëalter Reed, Trump vazhdimisht pyeste ndihmësit: A do të përfundojë si Stan Chera? (Chera ishte mik i Trumpit që kishte vdekur nga koronavirusi në prill)”, ka shkruar gazetari Sherman.

Presidenti Donald Trump mbrëmë është dërguar në spitalin ushtarak Walter Reed, ndërsa sot ka shkruar në “Twitter” dhe ka thënë se është në gjendje të mirë.