Botë

Një i vdekur dhe 19 të zhdukur nga përmbytjet në Francë e Itali

Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë raportohen të zhdukur në Francë dhe Itali pas stuhisë që goditi rajonet kufitare të të dyja shteteve, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që kapluan rrugë dhe dëmtuan shtëpi, thonë autoritetet të shtunën.

Stuhia që ka sjellë vërshime ka goditur disa fshatra përreth qytetit Nice të Francës, transmeton KOHA. Majori i qytetit, Christian Estrosi, e ka quajtur atë si përmbytjen më shkatërruese në këtë zonë në më shumë se një shekull.

‘Rrugët dhe rreth 100 shtëpi janë zhdukur ose pjesërisht janë shkatërruar”, i ka thënë ai kanalit francez të lajmeve BFK, përcjell Reuters.

Sipas medias franceze, tetë persona janë raportuar të zhdukur në Francë, dy prej të cilëve zjarrfikës.

Ndërkohë në Itali, një i vdekur dhe 11 të zhdukur.