Botë

Mosha dhe mbipesha e Donald Trumpit mund t’i shkaktojnë komplikime, thonë mjekët

Mjekët kanë paralajmëruar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka disa faktorë që mund t’ia komplikojnë situatën shëndetësore pas rezultimit pozitiv me COVID-19, përfshirë këtu moshën dhe mbipeshën.

74 vjeçari të premten ka konfirmuar në TWitter se ai dhe gruaja e tij, Melania Trump, që të dy janë prekur nga koronavirusi.

Një studim i publikuar në mars në revistën mjekësore, The Lancet, ka gjetur se derisa mesatarja e vdekjeve të personave me COVID-19 ishte 1.4 për qind, kjo është rritur në 8.6 për qind për personat që janë në vitet e tyre të 70-ta, transmeton KOHA.

Ky studim është bazuar në të dhënat nga Kina, shkruan The Guardian.

Dr. Barry Dixon, një mjek i kujdesit intensiv në spitalin e St Vincentit në Melbourne, thotë se rreziku për Trumpin mund të rritet në rast se ai zhvillon pneumoninë, që lidhet me një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19.

“Ai është në një më të madh që të vdes nëse e zhvillon pneumoninë. Ekzistojnë faktorë të tjerë të rrezikut dhe bashkësëmundjes, si duhanpirja e fortë, diabeti apo keni sëmundje të zemrës. Faktorët kyç që ne i dimë që e rrezikojnë Trumpin janë mosha e tij dhe fakti se ai është në mbipeshë, këto do të ishin faktorë të rrezikut të lartë”, ka thënë Dixon.