Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Askush nuk do ta mbijetonte luftën SHBA - Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një dokumentar që do të transmetohet në televizionin amerikan, thotë se “askush nuk do të mbijetojë” një luftë eventuale ndërmjet dy vendeve me armatim atomik.

Këto komente ai i bëri për regjisorin amerikan, Oliver Stone, gjatë një serie të intervistave për një film.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo seri me katër pjesë, që do të filloj të transmetohet më 12 qershor, po bëhet në kuadër të paraqitjeve publike të Putinit, në të cilat ai i ka ashpërsuar kritikat kundër Uashingtonit, të cilin e akuzon për përzierje në punët e Moskës dhe për shfrytëzimin e NATO-s për interesa të veta të politikës së jashtme.

Sipas ekstrakteve që janë publikuar paraprakisht në Internet, këto çështje, po ashtu, paraqiten edhe në intervistat me regjisorin Stone.

I pyetur nga regjisori, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin dominuese në “një luftë të nxehtë” me Rusinë, Putin është përgjigjur: “Askush nuk do të mbijetojë”.