Botë

Franca regjistron mbi 11 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Foto: Reuters

Franca ka regjistruar 11.123 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Shifra është më e ulët se rekordi ditor prej 16.096 raste që u vendos më herët këtë javë.

Shifra totale e të infektuarve me koronavirus në Francë, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka arritur në 538.569.

Numri i personave që kanë vdekur nga COVID-19 është rritur për 27, duke çuar shifrën totale në 31.727.