Franca ka shënuar rekord me 13,215 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 428,696, derisa shënohet dita e shtatë e rritjes së të infektuarve krahasuar me ato të majit, dy javë pasi kufizimet janë hequr.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri total i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 154, në 31,249, raporton Reuters.
Derisa infektimet po rriten, rajonet më të prekura në Francë kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit.
Morseille dhe Bordeaux janë ndër ato që morën masa kufizuese, transmeton KOHA. Por, të tilla nuk janë marrë edhe në Paris, ku virusi ka qarkulluar më shpejtë se çdokund tjetër.
-
18 shtator 2020 23:04
-
Shpërndaje në: