Botë

India regjistron rekord me raste të reja

Foto: Reuters

India ka raportuar një tjetër ditë me shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të enjten, në këtë shtet janë regjistruar 97894 raste të reja pozitive.

Shifrat e vdekjeve po ashtu janë ngritur me shtetin që ka regjistruar më shumë se 1000 vdekje çdo ditë në dy javët e fundit, raporton Reuters.

Rastet e infektimit me koronavirus në Indi kanë kaluar shifrën e pesëmilionëshit të mërkurën.

India është shteti i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi. Para saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.6 milionë.