Botë

Izolimi kundërshtohet edhe në Zelandën e Re

Mijëra njerëz kanë protestuar në Auckland të Zelandës së Re kundër vendosjes së masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Shumë prej protestuesve nuk kanë mbajtur maska gjatë marshit nëpër rrugë.

Zelanda e Re ishte lavdëruar për menaxhimin e mirë të pandemisë, por shpërthimi i rasteve të reja në muajin gusht, ka detyruar qeverinë që të vendosë izolimin në Auckland, epiqendër e përhapjes verore.

Protesta më e dhunshme ishte në shtetin fqinj të Zelandës së Re, Australinë.

Së paku 14 persona janë arrestuar në Melbourne gjatë fundjavës së dytë me protesta.

Edhe në Melbourne janë vendosur masat e izolimit për shkak të shpërthimit të rasteve të reja. Së paku 100 persona kanë protestuar nëpër vende të ndryshme të Melbournet.