Botë

Franca shënon mbi 7,000 raste të reja me COVID-19 për të dytën ditë radhazi

Foto: Reuters

Franca ka regjistruar më shumë se 7,000 raste të reja me koronavirus për të dytën ditë radhazi, shkruan Reuters të enjten.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 300,181, me 7,157 raste të reja brenda 24 orëve të fundit.

Numri i pacientëve në kujdesin infektiv po ashtu është rritur për 18 më shumë, duke arritur në 464.