Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik. Nën vëzhgim do të jenë edhe të miturit.
Koalicioni qeverisës vendosi ta ulë nga 18 në 14 vjeç moshën e personave që mund të monitorohen dhe hetohen, ndërsa landi i bavarisë shkoi edhe më tej me pretendimet që në rast dyshimi, në vëmendjen e organeve hetimore të vendosen edhe të mitur të moshës 12 vjeç, transmeton Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo mund të ndodhë sidomos nëse ka dyshime konkrete se fëmijët mund të jenë përfshirë në mjedise të rrezikshme.
Megjithatë, kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz Malu Dreyer, e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren.
Sipas saj, vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po më e rëndësishme, sipas saj, është të investohet në masa parandaluese. Të dhënat e organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese tregojnë se shteti islamik i ka shtuar në mënyrë të veçantë përpjekjet për rekrutimin e grave dhe fëmijëve.
Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, thotë DW, luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp.