Botë

“Charlie Hebdo” ripublikon karikaturat e profetit Muhamed

Revista satirike e Francës “Charlie Hebdo” ka ripublikuar karikaturat e profetit Muhamed, që e bënë cak të sulmit terrorist në vitin 2015.

Ripublikimi i tyre u bë një ditë para se 14 persona të dalin para gjykatës me akuzat se kanë ndihmuar terroristët të kryejnë sulmin në redaksinë e revistës në janarin e vitit 2015.

22 persona u vranë, përfshirë edhe karikaturistët. Pesë të tjerë vdiqën ditë më vonë shkaku i plagëve të marra.

Sulmi në redaksinë e revistës nisi një valë sulmesh terroriste nëpër Francë.

Ballina e revistës franceze të martën kishte 12 karikaturat e profetit Muhamed. Këto karikatura një ditë më parë ishin në ballinën e një gazete daneze.

Në njërën prej karikaturave profeti shihet duke mbajtur bombë në vend të turbanit. Ndërkaq në titull thuhej: “Krejt ato për këtë”.

Në shkrimin e redaksisë, revista ka thënë se shpesh është kërkuar që të vazhdojë me publikimin e karikaturave.

14 personat që po presin të gjykohen janë akuzuar për sigurimin e armëve të xhihadistëve.