Botë

Gjermania regjistron 785 raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters / ilustrim

Gjermania ka regjistruar 785 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 241.771.

Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive po ashtu ka raportuar se janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Numri total i të vdekurve në Gjermani ka arritur në 9295, shkruan agjencia Reuters.